SHBA i propozon nje miqesore Iranit

25/05/2009 16:40

Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Irani do perdorin futbollin per te hedhur hapin e pare drejt ctensionimit te marredhenieve mes dy shteteve.

Federata Amerikane e Futbollit i ka propozuar federates iraniane nje ndeshje miqesore mes dy kombetareve ne Teheran. “Propozimi eshte marre ne konsiderate dhe po e studiojme. Do duhet kohe per te marre nje vendim u shpreh shefi i federates iraniane Ali Kafashian.

SHBA dhe Irani jane ndeshur ne boterorin France 98 ku takimi perfundoi me rezultatin 2-1 per aziatiket, ndersa ne miqesoren e vitit 2000 ne Kaliforni 90 minutat u mbyllen ne barazim me nga nje gol.

Top Channel