Milan, Leonardo-Tassoti zevendesojne Ancelotti-n

25/05/2009 17:45

Milan ka gjetur nje zgjidhje te mesme per te zevendesuar trajnerin Ancelotti qe zezonin e ardhshem do drejtoje skuadren e Chelsea.

Humbja 2-3 me Romen i ka dhene fund aventures kuqezi te teknikut italian, i cili ia ka lene vendin dyshes Leonardo-Tassoti. Braziliani do jete drejtori teknik i skuadres, ndersa Tassoti do kryeje stervitjet ne terren dhe do jete kontakti i pare me lojtaret.

Sinjalet ishin dhene prej kohesh dhe tani nuk ka me vend per t’u menduar sepse ne klubin e Milanit drejtuesit mendojne se Ancelotti e permbushi misionin e tij. Goditjen me te madhe Ancelotti e mori nga presidenti Silvio Berlusconi qe kohet e fundit la te kuptohej se epoka e lavdishme me kuqezinjte per teknikun kishte mbaruar.

Te Chelsea, Ancelotti nuk do ndiqet nga asnje ndihmes, cka do te thote se ne Londer ai duhet te nise nje rruge te veshtire dhe me shume te panjohura.

Top Channel