Kuzhe nis nga puna per anti-Portugaline

25/05/2009 08:15

Emocionet e kampionatit pergatitet pak nga pak t’i lene vendin atyre te impenjimeve te Kombetares sone, e cila pas rreth dy javesh (me 6 qershor do te duhet te zbrese ne fushen e stadiumit “Qemal Stafa” per t’u ndeshur me “Brazilin” e Evropes, Portugaline.

 Jane pjekur kushtet tashme. Shqiperia e ka trajnerin e saj qe prej te martes se kaluar, i cili prej 48 oresh ka zbarkuar ne kryeqytet ne permbushje te misionit te tij te ri ne krye te kombetares kuqezi. Josip Kuzhe, te shtunen ne mbremje eshte shfaqur ne tribunen VIP te “Qemal Stafes”, per te ndjekur per here te pare me vemendje nje ndeshje te kampionatit shqiptar, ate te “finales sezonale” mes Tiranes dhe Vllaznise.

Nje takim i shume pritur nga te gjithe, por qe do te mund t’i sherbente edhe trajnerit te ri te perfaqesues per te evidentuar ndonje element te vlefshem per Kombetaren e tij. “Ishte nje ndeshje shume e bukur dhe mund te them se Tirana e meritoi kete fitore”.

Keto ishin fjalet e pakta te Kuzhese per ndeshjen e cila u fitua 2-1 nga bardheblute, por ai nuk preferoi te evidentoje momente te veçanta apo emra te veçante lojtaresh.

Megjithate, mendon se zyrtarisht do ta nise punen vetem sot, kur edhe do te ulet rreth nje tavoline me drejtuesit e FSHF-se per te percaktuar procedurat e para te programit te Shqiperise anti-Portugali.

“Per sa i perket detyres si trajner i kombetares, mendoj se do te fillojme zyrtarisht diten e hene, kur do te nis diskutimet me drejtuesit e FSHF-se per te percaktuar daten e grumbullimit per ndeshjen e radhes ndaj Portugalise”, pohon tekniku kroat, i cili pritet te kerkoje nje grumbullim sa te shpejte te skuadres, gje qe do t’i sherbente per te krijuar nje ide sa me te qarte rreth potencialit te perfaqesueses. Ne javen e fundit ai thekson se ka marre shume informata per lojtaret shqiptare qe luajne ne kampionatin vendas, por edhe ata qe aktivizohen ne kampionatet e huaja.

Eshte i ndergjegjshem per veshtiresite e ndeshjeve te mbetura ne grupin 1 te eliminatoreve te Boterorit 2010, dhe shpreh keqardhjen per daljen e Shqiperise jashte objektivit. “Na presin tri ndeshje te veshtira per eliminatoret e Boterorit 2010 ne grupin 1. Sigurisht, nuk me vjen mire qe nuk kemi shume pike dhe nuk jemi ne loje per kualifikim”, sqaron Kuzhe. Por ai e di se keto sfida do te duhet t’i shfrytezoje me se miri per te nderuar Kombetaren e te ardhmes, te ciles do t’i besohen objektivat per eliminatoret e Euro 2012.

“Keto do te jene ndeshje te rendesishme dhe ne duhet te bejme paraqitje te mira, per te qene ne gjendje te formojme nje skuader te mire per eliminatoret e Evropianit te ardhshem”, perfundon trajneri kroat i Shqiperise, qe gjate gjithe dites se djeshme ka qendruar ne hotel “Rogner”, duke studiuar materialet filmike te vena ne dispozicion nga FSHF.   

Top Channel