Bogdani e Kievo sigurojne Serine A

25/05/2009 08:45

Erjon Bogdani dhe Kievo e tij me ne fund kane mundur te sigurojne qendrimin ne Serine A per sezonin e ardhshem, duke realizuar keshtu nje nga objektivat e skuadres veroneze ne kete edicion.

Gjithçka eshte arritur pas kombinimeve te rezultateve te rivaleve ne luften per te mos rene nga kategoria dhe barazimit 0-0 ne stadiumin “Bentegoti” ndaj nje kundershtari direkt si Bolonja.

Ndeshja e djeshme mes tyre ka dhuruar pak emocione. Kievo ka pasur nje epersi te lehte ndaj bolonjezeve, te cilet duket se jane kujdesur me shume te merrnin nje barazim.

Rastin me te mire per te zhbllokuar kete ndeshje e ka pasur pikerisht shqiptari Erjon Bogdani, gjuajtja e te cilit me koke do te perfundonte shume prane trekendeshit te portes kundershtare.

Ne minuten e 63-te ai eshte zevendesuar nga trajneri Di Karlo. Tani Kievo ndodhet ne kuoten e 38 pikeve, 4 me shume se ndjekesit me te afert qe pozicionohen ne zonen e ftohte te tabeles se klasifikimit.

Top Channel