Topi perfundon viziten ne Kroaci

23/05/2009 08:10

Kreu i shtetit shqiptar ishte ne krye te nje delegacioni te perbere nga drejtues te larte te institucioneve te rendesishme te drejtesise, si dhe nje grup i madh perfaqesuesish te biznesit shqiptar, te cilet kane zhvilluar takime me autoritetet e larta te shtetit kroat.

Pasi u prit me nderime dhe me ceremoni zyrtare nga Presidenti Stipe Mesic, i cili e dekoroi edhe me “Urdhrin e Madh te Mbretit Tomislav me Brez” dhe “Yllin e Madh te Agimit”, qe eshte dhe urdhri me i larte shteteror i Republikes se Kroacise, kreu i shtetit shqiptar zhvilloi bisedime te frytshme me homologun e tij kroat, me Kryetarin e Parlamentit, Luka Bebic, si dhe me Kryeministrin Ivo Sanader.

Temat qendrore te ketyre bisedimeve ishin zhvillimi i metejshem i marredhenieve shume te mira dypaleshe, i dialogut politik dhe bashkepunimit parlamentar, forcimi i shtetit te se drejtes dhe i institucioneve te pavarura te drejtesise, nxitja e bashkepunimit ekonomik dhe rritja e shkembimeve tregtare, levizja e lire e njerezve dhe e mallrave, duke hequr regjimin e vizave nga pala kroate, bashkepunimi rajonal dhe ne kuader te Aleances se Atlantikut te Veriut, si dhe integrimi i vendit tone ne gjirin e familjes se madhe evropiane.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta