Tirana-Vllaznia, sot “ndahet” titulli

23/05/2009 09:00

Dy skuadra, 33 jave, nje titull. Sot ne oren 19:00, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, Tirana dhe Vllaznia ndajne trofeun qe kane lakmuar pergjate gjithe sezonit.

Kampionia e Shqiperise do te percaktohet pikerisht nga dueli ne javen e fundit te kampionatit dhe spektakli eshte i garantuar. Nje sfide qe ka filluar qe prej javes se pare te Kategorise Superiore (me barazimin 0-0 ne “Loro Boriçi”) dhe qe ka vazhduar ne distance deri ne diten e se vertetes.

Bardheblute dhe shkodranet e drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç jane skuadrat qe absolutisht kane dominuar. Por, ne ndeshjen vendimtare Tirana eshte dukshem me e favorizuar. Perpos faktit qe ndeshen ne shtepine e tyre, ku do te gezojne mbeshtetjen e nje numri te madh tifozesh, kryeqytetasit mund t’i lejojne vetes luksin e dy rezultateve: per te fituar titullin, thjesht nuk duhet te humbasin.

Ne kampin tjeter, Vllaznia kerkon vetem tri piket dhe kane projektuar nje skuader ofensive. Shkodranet do te hidhen ne kerkim te golit, qe prej fershellimes se pare te gjyqtarit Vladimir Hrinak. “Bilbili” sllovak, i asistuar nga Radomir Sluk dhe Vlastislav Laskovski, eshte i perzgjedhuri i FSHF-se per “finalen” e sezonit.

Kater takimet e deritanishme, ne kohen e rregullt jane mbyllur ne barazim (duke perfshire edhe sfidat e Kupes, ku Tirana u kualifikua me gol ne minutat shtese).

Por donatori Halili nuk kenaqet me nje tjeter rezultat qe nuk eshte fitorja. Sipas drejtuesit bardheblu, fitorja do te jete “qershia mbi torte” ne festen e titullit numer 24. Nderkohe, ai ka zbuluar edhe detaje te organizimit, duke filluar nga shperndarja e flamureve dhe aksesoreve me ngjyrat e skuadres, per te vazhduar te çmimet nen kosto te biletave dhe birres. “eshte ndeshja finale mes dy skuadrave me te mira te sezonit, ku percaktohet titulli. Ndodhemi nje pike para Vllaznise, por ashtu si shkodranet edhe ne kerkojme te fitojme”, deklaroi Halili. “Per te kurorezuar ne menyren me te mire kete sezon dhe fitimin e kampionatit kemi krijuar disa lehtesi per tifozet. Kam marr persiper te subvencionoj çmimin e biletave, qe per tifozet tane do te kushtojne vetem 100 leke te reja. Per me teper, ne hyrje atyre do t’u jepen flamuj, shalle dhe dhurata te tjera.

Nderkohe, ne tribunen karshi do te shpaloset nje flamur i madh me ngjyrat bardheblu. Gjithashtu kemi akord me dy kompani birrash, qe gotat per mbeshtetesit e Tiranes te shiten nen kosto”.

Per sa u takon ndeshjeve te tjera te javes se 33-te, futboll te vertete do te kete vetem ne sfiden per mbijetese ndermjet Lushnjes dhe Partizanit. Ne takimin qe do te arbitrohet nga maqedonasi Aleksander Stavrev, te kuqte duhet te evitojne humbjen me dy gola diference, per te mos rene ne Kategorine e Pare.
 

Top Channel