Superliga, kush do te jete kampion?

23/05/2009 15:50

90 minutat e fundit te ketij sezoni Tirana–Vllaznia do te percaktojne fituesit e titullit kampion te Shqiperise.

Supersfida mes dy skuadrave me histori ne futbollin shqiptar ka filluar te flase edhe ne gjuhen e parave.

10 mije dollare te dhena nga presidenti Fushaj per fitimin e ketij trofeu i eshte kunderpergjigjur presidenti i Tiranes, Refik Halili, i cili ka vendosur si shperblim 120 mije euro.

Pervec parave, per kapitenin bardheblu Devi Muka, diferencen ne fushen e lojes do te beje padyshim fanela.

“Mendoj se Tirana ka kaulitete brenda saj dhe se ne kete ndeshje jemi me te favorizuar. Fanela jone eshte 24 here kampoione dhe ajo do ta beje diferencen. Eshte nje 90 minutesh i veshtire dhe te gjithe lojtaret jane te bindur se ketu po luhet gjithe viti dhe nuk ka sesi Tirana ta leshoje trofeun diten e fundit”, shprehet Muka.

Nga ana tjeter, drejtuesit e klubit shkodran kane kerkuar per kete finale ndihmen e tifozerise se tyre, duke vendosur ne dispozicion te tyre 10 autobuse.

Para ndeshjes se fundit Tirana ka nje pike me shume se kuqeblute, nderkohe qe edhe barazimi do t’i jepte mundesine atyre t’i gezohen titullit te 24 kampion. Nga ana tjeter per kuqeblute ka vetem nje rruge te vetme: fitorja.

Top Channel