Shtyhet vendimi per Shkumbini-Bylis

23/05/2009 09:30

Komisioni i Disiplines ka shtyre serish vendimin per ceshtjen e trukimit te ndeshjeve, ku ne qender te vemendjes ishte sfida Shkumbini-Bylis.

Gjate fundjaves se kaluar, peqinasit i kane “dhuruar” tri pike skuadres se Gert Haxhiut, qe tashme eshte fare prane mbijeteses.

Per kete sfide, qe u karakterizua nga largimi i trajnerit Magani dhe shefit te klubit, Isai, te cilet nuk ishin dakord me tolerimin, Elbasani ka bere ankese ne FSHF. Verdheblute, qe tashme ndodhen ne Kategorine I, kerkuan zbardhjen e ngjarjes qe i penalizoi.

Por, pas disa diteve pritje, ku perfaqesuesit e Shkumbinit kane “injoruar” kerkesen e Disiplinorit per t’iu pergjigjur akuzave, ndeshkimi i fajtoreve eshte shtyre per nje afat te papercaktuar.

“Inspektoret kane kerkuar zgjatje te afatit dhe shqyrtimi i kesaj çeshtjeje do te behet pas perfundimit te hetimeve”, citohej ne nje deklarate per shtyp. FSHF i ka kercenuar peqinasit se, nese nuk tregojne ngjarjen, do te ndeshkohen.

Top Channel