Josip Kuzhe kthen Bogdanin, Kapllanin dhe Hyken

23/05/2009 09:40

Ende pa filluar mire pune ne Kombetare, Josip Kuzhe i ka idete e qarta se çfare do te beje. Levizja e pare e trajnerit kroat eshte te riktheje qetesine ne ambientin kuqezi, duke sheshuar te gjitha problemet e krijuara nga Ari Han, me keqmenaxhimin e grupit.

Kjo eshte arsyeja perse 56-vjeçari ka vendosur te afroje ne skuader lojtaret “e perjashtuar”. Ne listen e zeze, perveç Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykes, figuronte edhe sulmuesi kryesor i perfaqesueses, Erjon Bogdani.

32-vjeçari qe luan me Kievon ne Serine A ka humbur vendin ne skuader menjehere pas barazimit te 11 shkurtit ne Malte. Nje rast i shperdoruar perballe portierit kundershtar ka rezultuar fatal per Bogdanin, i cili nuk eshte perfshire as ne 22-she ne dy sfidat e fundit eliminatore, ku Shqiperia e Han humbi 1-0 me Hungarine ne “Qemal Stafa” dhe 3-0 me Danimarken ne Kopenhagen.

Disi me i ndryshem diskutimi per Kapllanin dhe Hyken. Sulmuesi i Karlsruhes ka qene pjese e skuadres ne ndeshjet e para nen drejtimin e Han. Por, ai eshte aktivizuar vetem ne miqesoret me Polonine dhe Lihtenshtejnin.

Ne kater sfidat e para eliminatore te Boterorit 2010 (me Suedine, Malten, Hungarine dhe Portugaline), 26-vjeçari ka qene pjese e kontingjentit, por nuk ka luajtur asnje minute. Kapllani nuk luan me fanellen kuqezi prej nente muajsh, qe prej miqesores se gushtit 2008 me Lihtenshtejnin. Sulmuesi eshte “perjashtuar” prej ndeshjes se 11 shkurtit me Malten dhe nuk e ka veshur me fanellen e Kombetares.

Edhe Hyka eshte lene jashte Kombetares prej ndeshjes me Malten, por marredhenia e tij me trajnerin holandez ka qene mjaft e çuditshme. Titullar dhe aktivizim gjate gjithe lojes me Suedine dhe Malten, zevendesues me Hungarine (ku u largua nga fusha pas nje demtimi) dhe me pas asnje sinjal per t’u rikthyer ne skuader. U grumbullua serish vetem ne miqesoren e Kombetares “B” me Milanin, kur Han ishte larguar, dhe tregoi te gjithe klasin e tij.

Top Channel