Gjimnazistet, sherr me thika per nje femer

23/05/2009 08:20

Sherr me thika mes gjimnazisteve te Fierit. Shkak mesohet te jete bere nje nxenese e vitit te dyte. Ndersa tre te rinj kane marre plage te lehta ne trup, per dy gjimnaziste policia ka nisur procedim penal ne gjendje te lire.

Perleshja mes te rinjve te Fierit ka ndodhur ne gjimnazin e vjeter “Janaq Kilica”, ne korridoret e shkolles dhe ne oborrin e saj. Shkak eshte bere nje vajze, e cila kishte pranuar shoqerine e dy maturanteve, qe ndien rivalitetin dhe u perleshen.

Burimet policore tregojne se gjimnazisti
qe mbante nje thike eshte shkeputur vetem per pak minuta nga shkolla, pas perfshirjes fillimisht ne sherr dhe kur eshte rikthyer, ka shenuar plagosjen lehte te maturanteve. Gjendja e ketyre nuk eshte e rende, nderkohe qe mesohet se ata kane marre ndihme
mjekesore.

Edhe here te tjera ne mjediset e shkollave publike dhe jopublike te Fierit jane shenuar raste te tilla.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta