F1, zvogelohet hendeku FIA-FOTA

23/05/2009 09:55

Duhet te ishte dita e se vertetes, ajo qe do te percaktonte te ardhmen e F1. Maratona e bisedimeve, fillimisht ndermjet anetareve te Shoqates se Skuadrave te Formula 1 (FOTA) dhe me pas takimi me presidentin e FIA-s, Maks Mosli, nuk kane nxjerre asnje perfundim konkret.

Per afro tri ore, drejtuesit e markave qe konkurrojne ne piste kane biseduar ne jahtin e Flavio Briatores, te ankoruar ne portin e Montekarlos.

Vemendja e bisedes u perqendrua te “tavani” ne buxhetin sezonal, i cili eshte percaktuar 44 milione euro. Ferrari, e shoqeruar nga MekLaren, Tojota e BMW, kane kryesuar “luften” kunder ketij rregulli. Me tej, nje tjeter takim prej afro tri oresh me kreun e federates, te cilit i jane parashtruar te gjitha kushtet per te vazhduar garimin.

Megjithate, tani mund te thuhet pa frike se palet duken me prane gjetjes se nje rruge te mesme, e cila do te mbaje ne fuqi nje pjese te ndryshimeve te miratuara per Boterorin 2010, por qe do te plotesoje edhe kerkesat e skuderive te medha.

Drejtuesit e skuadrave do te takohen serish sot, ndersa me pas do te diskutojne me Moslin. Presidenti i Ferrarit, Montexemolo, i pari qe kundershtoi kufizimin e fondeve, pas daljes nga takimi deklaroi: “Ishte nje mbledhje konstruktive.

Nuk u arrit asnje marreveshje. FOTA do te zhvilloje nje tjeter mbledhje neser (sot) dhe me pas do te takohet serish me Moslin. Ne kerkojme qe Formula 1 te mbetet e tille dhe te mos shnderrohet ne diçka tjeter. Duhet te evitohen ndryshimet e vazhdueshme, qe çorientojne publikun dhe te gjithe te tjeret.

Eshte e nevojshme qe ky sport te tregoje stabilitet dhe ne dy vitet e ardhshem te gjejme menyren per te reduktuar edhe me shume kostot. Kemi propozime konkrete per Moslin. E theksojme se nese rregullat ndryshojne, nuk do te regjistrohemi ne edicionin e ardhshem”. Edhe pronari i BraunGP, Ros Braun u shpreh me tone pozitive.

“Jam optimist pas ketyre takimeve. Mendoj se po ecim ne rrugen e duhur dhe shume shpejt do te arrijme marreveshjen”, tha drejtuesi i skuadres surprize te ketij sezoni. Ne takimin e FOTA-s mori pjese edhe patroni i Formula 1, Berni Ekleston, qe sipas te gjitha gjasave eshte ne rolin e ndermjetesit. Me pas, palet u spostuan ne “Automobil club” te Monakos, qe ndodhet perpara vijes se finishit te cirkuitit, per te diskutuar me Moslin, pasi afati per regjistrimin ne kampionatin e ardhshem perfundon me 29 maj.

Nderkohe, gjate dites se djeshme jane regjistruar skuadrat e para per Boterorin 2010: behet fjale per spanjollen Kampos Meta 1, qe drejtohet nga ish-piloti i Minardit, Adrian Kampos dhe skuadren amerikane, USF1.

Top Channel