Trukimet, Shkumbini rrezikon ndeshkimin

22/05/2009 10:00

Shkumbini rrezikon te jete “kurbani” i pare per çeshtjen e trukimeve, i cili dyshohet se ka prekur serish futbollin shqiptar ne kete fundsezoni.

Te henen, Federata Shqiptare e Futbollit beri te njohur hapjen e nje “hetimi” nga vete institucioni i futbollit ne lidhje me dyshimet per manipulime ne disa ndeshje te javes se 32 te Kategorise Superiore dhe ne qender te vemendjes ishte pikerisht takimi i zhvilluar te shtunen e kaluar ne Elbasan mes Shkumbinit e Bylisit, qe perfundoi me rezultatin 0-2 per ballshiotet.

Menjehere pas takimit “u perfol per tolerim nga ana e peqinasve, te cilet favorizuan keshtu Bylisin ne luften per te mos rene nga kategoria”.

Por tentativat e para te te ngarkuarve te FSHF-se per te zhvilluar hetimin rreth kesaj akuze, kane rezultuar te deshtuara. Kjo ka bere qe te shtyhet per te treten here mbledhja e Komisionit te Disiplines. Ishte parashikuar per t’u mbledhur te merkuren, por sipas nje burimi te mirinformuar prane ketij komisioni, “kjo nuk ka qene e mundur, per shkak te mungeses se bashkepunimit te drejtuesve te klubit te Shkumbinit, qe nuk i jane pergjigjur fteses se komisionit per t’u paraqitur ne Tirane.

Dhe te enjten, FSHF-ja ka derguar inspektoret e saj ne Peqin per te marre pergjigjen e drejtuesve te klubit rreth akuzave per trukim, por edhe kete here askush nuk ka pranuar te flase. Sot pritet te behet edhe tentativa e fundit, deshtimi i te ciles do te sillte pasoja per Shkumbinin”.

Burimi yne ben te ditur se, “nese peqinasit nuk do te pranojne te japin versionin e tyre per çeshtjen, atehere ata rrezikojne te denohen ashper nga Komisioni”. FSHF-ja po nxiton te nxjerre nje vendim perfundimtar per çeshtjen e shumeperfolur te trukimeve, per shkak te ultimatumit te Elbasanit: verdheblute, nder me te rrezikuarit per te rene nga kategoria, i kane kerkuar FSHF-se te hetoje sa me shpejt ndeshjen Shkumbini-Bylis, ne te kundert ata do te bojkotojne ndeshjen e fundit te kampionatit kunder Teutes.

Top Channel