Salihi, i abonuar me golin, shenon te 13-in

22/05/2009 10:00

Sulmuesi i SV Riedit, Hamdi Salihi, duket se eshte abonuar me golin. Ne keto jave te fundit ai ka shenuar rregullisht. Nje gje te tille e ka bere edhe dje, kur eshte luajtur java e 35-te e Bundesliges austriake.

Sv Riedi luante ne shtepine e Austria Kernten, te cilin e mundi me rezultatin 2-1. Vendasit kishin kaluar te paret ne avantazh ne minuten e 39’.

Riedi ka mundur te barazoje rezultatin ne 1-1 ne minuten e 76 me ane te Mader. Sulmuesi shqiptar, i cili kishte krijuar disa raste te mira per shenim ne kete takim, ka vulosur edhe fatin e kesaj ndeshjeje ne minuten e 91-te, kur ka realizuar edhe golin e fitores 2-1.

Ky eshte goli i 13 bomberit shqiptar ne kete sezon te kampionatit austriak, duke rikonfirmuar edhe nje here formen e mire qe po kalon, qe eshte edhe protagonisti i padiskutueshem i nje sezoni te mire per skuadren e tij, Sv Riedin.

Top Channel