Park: Tevez duhet te qendroje tek Manchester

22/05/2009 17:50

Koreano-jugori Park Ji Sun kerkon qe sulmuesi argjentinas Carlos Tevez te qendroje tek Manchester United edhe pas ketij sezoni.

“Do ishte vertet nje mekat nese Carlos do te largohej pasi eshte nje lojtar shume i forte dhe Manchester United ka shume nevoje per te. Shpresoj qe te qendroje”, shprehet mesfushori aziatik, i cili do luaje qe nga minuta e pare ne finalen e Romes kunder Barcelones.

Ne intervisten dhene per “Sun” ai ka shtuar se Tevez eshte nje shenues i lindur dhe kete e ka treguar edhe gjate momenteve qe ka hyre ne fushen e lojes.

“Ai punon shume dhe shenon nje thes me gola. Cdo lojtar ka nje mendje te veten. Disa duan te luajne cdo ndeshje, disa duan te qendrojne ne klube te medha dhe te ndihmojne skuadren duke pranuar rolet. Mund te largohet nese nuk i pelqen roli i tij por nese qendron ai mund te tregoje se ka vlera te medha per te pasur me shume mundesi”, perfundon Park Ji Sun.

Top Channel