Mustedanagiç: I nderuar per te punuar me Shqiperine

22/05/2009 10:00

Sipas te gjitha gjasave, Xhemal Mustedanagiç do te jete asistenti i Kuzhese te Kombetarja shqiptare.

Zbuluesi i talenteve te Dinamo e Zagrebit eshte shprehur mjaft entuziast per shansin e krijuar, gjithsesi nuk zhbalancohet dhe pret zyrtarizimin nga FSHF-ja.

“Jam i nderuar nga mundesia per te punuar me nje skuader evropiane, gjithsesi, ende nuk kemi percaktuar diçka konkrete”, deklaroi boshnjaku 53-vjeçar. “Mund te punoj me ekipin Shpresa, ndoshta si zbulues talentesh, por shanset me te medha jane qe te emerohem krahu i djathte i Kuzhese. Me Josipin njihemi prej kohesh, pasi kemi punuar te Dinamo. Se bashku kemi promovuar lojtare si Eduardo, Korluka e Modriç.

Gjithsesi, me pare duhet te bisedoj edhe me drejtuesit e klubit ketu ne Zagreb, pasi pike se pari jam i punesuar tek ata”. Mustedanagiç, qe si futbollist ka luajtur edhe nje ndeshje me Kombetaren e ish-Jugosllavise, shtoi: “Ne Shqiperi do te punojme per te krijuar nje cikel te ri dhe te regjistrojme rezultate te larta ne eliminatoret e Euro 2012”.

Top Channel