Lirohet dhunuesi i gjysheve

22/05/2009 20:10

Policia e Tiranes ka lene te lire Pellumb Bushin, i cili u shoqerua nje dite me pare per dhunen e ushtruar ndaj nje te moshuareje te verber qe po protestonte para kryeministrise. (UPDATE)

I deklaruar nga policia si biznesmen dhe jo pjese e gardes apo policise, burime jo zyrtare bene te ditur se dhunuesi do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire.

Policia tha se, respektoi proceduren ligjore te parashikuar edhe nga Kodi Penal, duke deklaruar se nuk ka elemente per ta mbajtur ate ne gjendje arresti.

Ligjerisht Bushi do te arrestohej vetem nese e moshuara do te kishte nje demtim fizik, por a mund te jete ai i lire ne rruge pas nje veprimi te tille?

Nese do te veprohej juridikisht nga legjislacion i huaj rasti i biznesmenit, atij do t’i ndalohej t’i afrohej njerezve per shkak te veprimit te ulet.

Policia nuk mundi te gjeje elemente per prangosjen e tij, por punonjesit e saj thane se ai u shfaq i qete gjate gjithe kohes dhe ka justifikuar dhunen skandaloze ndaj gruas se moshuar me pretendimin se po e pengonin te mbaronte disa pune.

Te moshuares se verber i duhej 9 dite raport nga nje mjek per ta cuar ne prangosje biznesmenin, por askush nuk e vizitoi ate edhe pse ajo ka nje raport te perjetshem per shkak te verberise.

Policia nuk beri as perpjekjen me te vogel per te renduar gjendjen e biznesmenit dhunues, pervec se vrapoi te lante duart se nuk ishte pjese e saj.

Nderkohe qe zyrtarisht nuk behet e ditur nese SHKB do te verifikoje verpimet e policise se rendit qe po kryente sherbimin te enjten kur ndodhi protesta e te verberve per mosreagim ndaj Bushit, i cili pas ketij akti u fut ne seline e kryeministrise.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe partia G99, e cila ka hedhur dyshime mbi variantin e publikuar nga qeveria. “Na shqeteson fakti qe ky person qe ushtroi dhune largohet duke u perqafuar me anetaret e gardes. Nga ana tjeter zoti Bushi nuk figuron si biznesmen, gje qe hedh dyshime mbi variantin e publikuar nga qeveria mbi ngjarjen”, ka deklaruar kandidatja e G99 ne rrethin e Durresit, Milva Ikonomi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta