Briatore: Rregullat e reja demtojne Formula 1

22/05/2009 16:55

Para takimit te 16 konstruktoreve me shefin e FIA-s, Max Mosley, kreu i skuderise Renault, Flavio Briatore ka riktheksuar edhe nje here se kjo gjendje amullie po largon perdite e me shume interesin nga sporti i Formula 1.

“Tani nuk ka me energji dhe kete e sheh edhe tek spektatoret. Ata e dine se dicka nuk funksionon por nuk u intereson se sa shpenzojme. Ne duhet te gjejme pilotet dhe makinat me te mira per te dhuruar spektakel. Duam qe Formula 1 te jete me e mira dhe per ate po punojme. Me rregullat e reja po e zhvleresojme Formula 1 duke u shkaktuar deme te gjitheve. Eshte si nje shopping center ku nuk mund te gjesh marka te medha. Ne duam qe skuderite e reja te hyjne, por sipas rregullave tona. Nuk duam nje F1 me rregulla ndryshe. Duhet te kete rregulla te qarta dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme”, shprehet Briatore.

Ne fund te intervistes, shefi i skuderise Renault theksoi edhe nje here se buxheti nuk duhet te trajtohet nga FIA me rregulla tavan sepse kjo nuk do t’i lejoje skuderite te jene kompetitive.

Top Channel