
Ishte ne rolin e keshilltarit kryesor per trajnerin e ri te Shqiperise.
Gjate interesimit te FSHF-se per disa trajnere kroate, Oto Bariç e cilesoi Josip Kuzhene si “zgjedhjen ideale, pasi ai di te nxjerre maksimumin nga skuadrat qe drejton”.
Por, “Oto Maksimal” ka folur edhe per zerat rreth se kaluares problematike te trajnerit 56-vjeçar dhe fiksimit te tij me kumarin. “Disa njerez te keqij ne Kroaci tentuan ta ndalonin qe te emerohej ne krye te Kombetares shqiptare, duke folur per te kaluaren e Kuzhe”, shtoi ish-trajneri kuqezi. “Ne ate periudhe me telefonuan nga Shqiperia rreth kesaj çeshtjeje dhe i thashe qe e kaluara nuk mund te flase: ai ka pasur probleme, por tashme e ka hedhur gjithçka pas shpine dhe mund te beje nje pune te mire”.
Ne fund Bariç foli edhe per ambiciet e shqiptareve: “Eshte nje vend ekzotik, por kane ambicie me te medha sesa potenciali i tyre real. Federata kerkon kualifikimin ne Evropian apo Boteror, edhe pse Shqiperia luan minimalisht me dy skuadra me te forta ne grupe”.
Top Channel