Shqiperi-Portugali i besohet gjermanit Mejer

21/05/2009 08:35

Gjyqtari gjerman, Florian Mejer, eshte “xhaketa e zeze” e percaktuar nga FIFA per te drejtuar ndeshjen e radhes se Kombetares shqiptare.

Me 6 qershor, kuqezinjte e drejtuar nga Josip Kuzhe do te presin ne “Qemal Stafa” perfaqesuesen e Portugalise. Asistente te 40-vjeçarit jane Karsten Kadash dhe Senke Glindeman, nderkohe qe ne rolin e gjyqtarit te katert eshte iraniano-gjermani, Babak Rafati.

“Bilbili” Mejer arbitron per Federaten Gjermane te Futbollit (DFB) qe prej vitit 1996, ndersa stemen e FIFA-s e ka marre ne vitin 2002. Ai ka drejtuar takimin eliminator per Boterorin 2006 ndermjet Norvegjise dhe Moldavise. Ne vitin 2007 ka qene arbiter i katert ne finalen e Liges se Kampioneve, ku Milani fitoi 2-1 me Liverpulin ne Athine.

Nderkohe, FSHF ka marre nje lajm te mire per ndeshjen qe Kombetarja do te luaje kunder Kristiano Ronaldos dhe yjeve te tjere te skuadres se Karlos Kueiroz.

Shqiperia nuk eshte ndeshkuar nga Komisioni i Disiplines se FIFA-s (i mbajtur me 15 maj), per sendet e hedhura ne sfiden e humbur me Hungarine, me 28 mars. Edhe pse te gjithe i trembeshin zhvillimit te ndeshjes me dyer te mbyllura, ne vendimin zyrtar te “qeverise” se futbollit boteror nuk figuron asnje penalizim, madje as gjobe per shkak te masave te dobeta organizative nga federata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA