Rosberg i pari ne provat e lira ne Monaco
21/05/2009 20:50
Eshte gjermani Nico Rosberg me Williams ai qe ka triumfuar ne testet e dyta te lira ne Monaco.
Me kohen 1:15:243 ai ka lene pas kampionin e botes Lewis Hamilton, brazilianin Rubens Barrichello dhe Jenson Button me Brawn GP. Ne vendin e peste gjejme Ferrarin e Massa-s, ndersa Raikkonen ka treguar nje forme te dobet duke regjistruar kohen e tete me te mire, ashtu si ne testet e paradites. Ajo cfare bie ne sy eshte ringritja e McLaren te Hamilton ne rruget e principates.
Edhe ne sesionin e pare, britaniku arriti kohen e trete me te mire, duke qendruar ne kontakt me kreun. Shoku i tij i skuadres Heikki Kovalainen, ka zene vendin e shtate. Provat zyrtare do zhvillohen diten e neserme, ndersa gara pasneser.
Top Channel