
Pogradeci dhe Bilisht Sport do te vazhdojne aventuren ne Kategorine e Pare. Ky ishte verdikti i takimeve te “play-off”, te zhvilluara gjate pasdites se djeshme ne kryeqytet, ku liqenoret u ndeshen me Mamurrasin, ndersa skuadra nga Devolli pati si kundershtar Vloren.
Ne “Selman Stermasi”, koha e rregullt perfundoi ne barazim 1-1 dhe triumfi i pogradecareve erdhi vetem pas gjuajtjeve maratone nga pika e bardhe (ata fituan 10-9).
Penalltite percaktuan edhe fituesen e duelit te mbajtur ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. 90 minutat dhe koha shtese ishin mjaft te luftuara, por ne fund u mbyllen ne barazim 2-2. Lojtaret e Bilisht Sport u treguan me te sakte ne ekzekutimet nga 11-metrat, duke fituar 5-3, rezultat me te cilin evitojne renien nje kategori me poshte.
Top Channel