Kuzhe: Fitova fale Oto Baricit

21/05/2009 08:20

Vetem 24 ore pas zyrtarizmit te Josip Kuzhe ne krye te pankines se Shqiperise jane zbardhur edhe prapaskenat e arritjes se marreveshjes me trajnerin kroat dhe FSHF-ne.

Rekomandimi

Rivale kishte dy bashkekombesit e tij, Ilia Lonçarevic e Branko Ivankoviç dhe austriakun Peter Pakult. Por keta dy te fundit u terhoqen nga gara, pasi zgjodhen me mire te drejtonin skuadra klubesh.

Keshtu qe konkurrenca vazhdoi vetem mes Kuzhe dhe Lonçareviç, ku i pari fitoi besimin e drejtuesve te futbollit shqiptar. Zgjedhja e Kuzhese u prit mjaft mire ne shtypin kroat, sidomos per faktin se kandidatet me te forte ishin pikerisht trajnere nga ky vend.

“Jutarnji Listit” e kishte hapur gazeten me titullin: “Kuzhe, trajneri i ri i Shqiperise”, dhe me pas komentonte: “Fjala e Oto Bariçit pati me shume peshe te shqiptaret sesa informatat e disa “dashamiresve” mbi te kaluaren prej kumarxhiu te trajnerit te ri”.

Kjo konfirmohet edhe nga edhe nga vete trajneri per “24sata”: “Ne gare ishin 35 trajnere. Intervista ime e pare dhe prezantimi qe bera ishte mjaft e kenaqshme. Ishte nje lufte mjaft e forte dhe kishte shume kandidate te interesuar. Normalisht ishte e pamundur te fitoje pa ndihmen e dikujt. Ata kerkuan me çdo kusht opinionin e Oto Bariç dhe ai me rekomandoi mua. Besoj se mendimi i ka pasur mjaft peshe ne zgjedhjen e FSHF-se. Nuk eshte se di shume rreth kombetares shqiptare, gjithsesi kam punuar duke mbledhur informacione nga me te ndryshmet rreth tyre”.

Prapaskenat

Idete e Armand Dukes per zgjedhjen e trajnerit te ri te Shqiperise, duket se kane qene te qarta qe te premten e kaluar, kur u shfaq para gazetareve bashke me njerin prej tre kandidateve, pikerisht Josip Kuzhene.

Ne fakt, ky i fundit eshte i vetmi, u cili prezantoi zyrtarisht nga FSHF para se te vendosej perfundimisht se kush do te ishte trajner, edhe pse pak dite me pare presidenti ishte takuar ne Tirane dhe me dy kandidatet e tjere, Loncareviç dhe Ivankoviç.

Ne ate prezantim Duka do te mohonte se kjo gje nuk duhet te bente askend te mendonte se Kuzhe ishte favorit kushti te tjereve, por ne te vertete gjerat qendronin ndryshe. Duka e Kuzhe te premten kishin arritur nje para marreveshje dhe Josep me t’u kthyer ne Kroaci dergoi me e-mail parakontraten e nenshkruar. Lajmi u konfirmua te marten nga vete trajneri i ri i Shqiperise ne nje prononcim per gazeten kroate “Sportske Novosti” nepermjet telefonit nga Vjena, ku ka hedhur te marten edhe firmen mbi kontraten qe do ta lidhe me FSHF-ne (ndoshta ne pranine e avokatit Skender Fani).

“Mendoj se gjithçka eshte e perfunduar, – u tha i kujdesshem Kuzhe, – me kapet pikerisht ne çastin kur po shkoj te nenshkruaj kontraten qe te jem trajner i Shqiperise. Nuk dua te bej me shume komente lidhur me kete”, perfundoi ish-trajneri i Dinamos se Zagrebit, Rijekes, Gambes se Osakes, Ruandes, Xhef Junajtid etj.

Ndihmestrajneri

Sipas “Sportske Novosti”, bashke me teknikut kroat ne pankinen e kombetares kuqezi do te duhej te jete edhe boshnjaku Xhemal Mustedanagiç ne rolin e ndihmesit te tij.

Ky i fundit eshte nje njohje e vjeter e Kuzhese, pasi kane punuar se bashku ne drejtimin e Dinamos se Zagrebit (2005-2006), ne kohen kur kjo skuader luan te Champions Jeague ndaj Arsenalit.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA