“Bilbil” maqedonas per sfiden Lushnja-Partizani

21/05/2009 08:25

Dueli, ndermjet Lushnjes dhe Partizanit, nga ku do te percaktohet skuadra qe bie direkt nga Kategoria Superiore dhe ekipi qe luan ndeshje “play-out” per te qendruar mes me te mireve, do te arbitrohet nga nje treshe maqedonase.

Federata e vendit fqinj i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se FSHF-se per gjyqtar te huaj, pas kerkeses se depozituar nga te kuqte. “Bilbil” kryesor ne “Roza Haxhiu” do te jete Aleksander Stavrev, ndersa asistente te tij per ndeshjen e 23 majit jane caktuar Marjan Kirovski dhe Ljubomir Krstevski.

Lajmi eshte konfirmuar FFM, qe ne fazen e saj zyrtare citonte: “Nje treshe gjyqtaresh maqedonas, e kryesuar nga Stavrev do te udhetoje drejt Shqiperise, per te drejtuar nje ndeshje te kampionatit te ketij vendi. Ata do te arbitrojne takimin ndermjet Lushnjes dhe Partizanit, qe shihet ndryshe si ‘derbi’ per te evituar fundin e renditjes”. Skuadra e Shpetim Duros do te binte ne Kategorine e Pare vetem nese humbet me dy gola dizavantazh.

Aleksander Stavrev ka marre stemen e FIFA-s qe prej vitit 2000, por pavaresisht eksperiences, ai ka qene shpesh i kontestuar per gjykimet e tij.

Ne vitin 2008 ka drejtuar mjaft ndeshje nderkombetare, ne eliminatoret e Liges se Kampioneve, Kupen UEFA dhe eliminatoret e Kupes se Botes. 32-vjeçari i lindur ne Shkup eshte treguar mjaft i rrepte, duke mos i kursyer ndeshkimet. Takimi ku gjyqtari maqedonas ka dhene me shume kartone ishte ai i 30 korrikut 2008, ku Anderlehti ka humbur 2-1 ne shtepi me Baten, ne turin e dyte eliminator te Champions.

Ne 57 faulle te fershellyer, Stavrev ka nxjerre 7 te verdhe dhe dy kartone te kuq. Situate pothuajse e ngjashme eshte regjistruar edhe ne sfiden e vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2010, ku Uellsi ka fituar 1-0 me Azerbajxhanin ne Grupin 4: ne 29 nderhyrje te parregullta, “xhaketa e zeze” ka nxjerre nga xhepi 7 kartone te verdhe dhe nje te kuq. Ne periudhen shtator-tetor-nentor 2008, ai ka drejtuar edhe dy ndeshje ne Kupen UEFA (nje eliminatore dhe nje ne grupe) dhe perballjen e Austrise me Finlanden ne “play-off” te Evropianit U-21.

Stavrev eshte gjyqtari i pare maqedonas qe drejton ndeshje ne Shqiperi, nderkohe qe ai behet “bilbili” i dhjete i huaj ndermjet kampionatit dhe Kupes. Shifra pritet te rritet, sepse Tirana dhe Vllaznia jane ne pritje te emrit te gjyqtarit qe do te arbitroje perballjen qe percakton ekipin kampion. Ai do te jete gjerman ose austriak. Gjate ketij edicioni vendi yne eshte “vizituar” nga gjyqtare sllovene dhe italiane, ne gjysmefinalet e Kupes, Tirana-Vllaznia dhe Shkumbini-Flamurtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA