Real Madrid, zgjedhjet presidenciale ne 14 qershor

20/05/2009 15:20

Zyrtarizohet data e zgjedhjeve per presidencen e klubit te Real Madrid, nje nga me te medhenjte ne bote.

14 qershori do jete dita kur shoqeria “merengues” do njohe timonierin e ri qe pritet t’i sjelle impulse te reja grupit aktual qe ka pesuar shume deshtime, sidomos ne fushaten europiane. Lajmin e ben te ditur presidenti aktual, Vicente Boluda, i cili zuri vendin e Ramon Calderon pas largimit.

Qe nga e premtja, kandidatet do kene 10 dite ne dispozicion per te prezantuar kandidaturen, ndersa lista me emrat ne gare do publikohet ne 1 qershor.

Ne rast se ne gare do kete vetem nje kandidat, atehere ai do shpallet automatikisht president qe ne daten 1 qershor, pa pasur nevoje per konkurrim.

Top Channel