Mosley thumbon Ferrarin: Vendimi i drejte
20/05/2009 16:40
Federata Nderkombetare e Automobilizmit e ka pritur me entuziazem refuzimin e ankeses se Ferrarit nga Gjykata e Parisit per bllokimin e rregullores se vitit 2010.
Shefi i FIA-s, Max Mosley, nje nga kundershtaret me te medhenj te skuderise se kuqe per ceshtjen e buxhetit, ka komentuar kete vendim, duke theksuar se gjykata veproi drejt.
“Asnje konkurrent nuk duhet te vendose interesat personale mbi ato te sportit. FIA, skuderite dhe partneret tane komerciale tashme do vazhdojne punen per te garantuar mireqenien dhe mbarevajtjen e Formula 1 qe nga viti 2010 e me tej”, u shpreh Mosley ne nje interviste per revisten e perjavshme “Autosport”.
Top Channel