Kumari, e kaluara e erret e Kuzhe

20/05/2009 08:50

Josip Kuzhe njihet per problemet e se kaluares me kumarin dhe fiksimin per ruleten.

“Pasioni” per kete loje e ka futur ne borxhe te medha, madje nuk kane munguar as kercenimet per jeten. Perpara vitit 2005 ai pothuajse kishte prekur fundin, por eksperienca me bastet i ka sherbyer per te ardhmen.

Deshira per te fituar beri qe 56-vjeçari te fitonte titullin kampion me Dinamon. Tifozet e shihnin si idhull, diçka jo shume e zakonte per klubin nga Zagrebi.

Ata e pershkruajne si nje person emocional, nje lider dhe nje fitimtar. Kumari ka lene gjurme te Kuzhe: tashme ai tregohet shume i kujdesshem, analizon gjithçka me imtesi, ka shtuar “etjen” per fitore dhe e ndihmon qe per asnje moment te mos humbase shpresat. Kudo ku ka shkruar ka fituar respekt, ndersa ne Shqiperi vjen me rekomandimin e Oto Bariç.

Top Channel