“Ftbl”, Forlan sulmuesi me i mire ne bote

20/05/2009 20:50

Organizata e statistikave dedikuar futbollit, “Ftbl” e ka vendosur ne vend te pare lojtarin Diego Forlan, duke e cilesuar si sulmuesin me te mire ne bote.

Me 28 gola te shenuar gjate ketij sezoni ne Primera Division me fanelen e Atletico Madrid, me mire se uruguajani ka bere vetem Eto’o, i cili mbeshtetet nga nje skuader magjike si Barcelona. Forlan ka lene pas edhe portugezin Cristiano Ronaldo, Messi, e Ibrahimovic.

Ne kete renditje jane marre ne analize 23 liga europiane. Keshtu, Forlan mban vendin e pare dhe menjehere pas tij vijne Cristiano Ronaldo, Messi, Xavi, Gerrard dhe Eto’o. Forlan ka prekur kufirin e 30 viteve dhe kontrata e tij me madrilenet skadon ne vitin 2011.

Top Channel