Zyrtare, Kuzhe ne krye te stolit kuqezi

19/05/2009 15:50

Josip Kuzhe eshte emri i trajnerit te ri te kombetares shqiptare. Mes 3 kandidaturave dhe pas bisedimeve te shumta me ne fund, Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kroati Kuzhe te jete pasardhesi i Ari Han ne pankinen kuqezi. (UPDATE)

Gjate takimit me presidentit Duka javen e kaluar ne zyrat e FSHF-se, tekniku kroat pohoi se kishte pranuar kushtet e federates per qendrimin e tij permanent ne Shqiperi dhe per kohezgjatjen e kontrates, e cila do te jete 1 vjecare me opsion rinovimi per 1 vit e gjysme.

Puna e trajnerit te ri te kombetares shqiptare do te startoje brenda ketyre diteve, nderkohe mesohet se javen e ardhshme ai do te beje nje grumbullim me lojtaret kuqezi per t’i njohur ata nga afer. Sfida e pare e vertete e 56 vjecarit kroat do te jete ajo e 6 qershorit perballe Portugalise, e vlefshme per eleminatoret e Boterorit 2010. Nderkohe qe me pas do te kete ne dispozicion 2 miqesore, me Gjeorgjine dhe Qipron.

Kuzhe ka qene trajneri i disa skuadreve ne Kroaci, perfshi ketu edhe Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb. Ne vitin 2007 ai ka qene trajneri i perfaqesueses se Ruandes, nderkohe qe 1 vit me vone Kuzhe u be trajneri i skuadres japoneze JEF United.

 

 

Top Channel