Mustafi, kampion Evrope per Under-17

19/05/2009 09:35

Shkodran Mustafi, talenti shqiptaro-maqedonas qe perfaqesohet me Gjermanine, eshte shpallur kampion Evrope per U-17.

Para te rinjte e drejtuar nga trajneri Marko Pekaiuoli triumfuan 2-1 ne finalen kunder Holandes, fale nje goli te Trinks ne minuten e 117-te te kohes se dyte shtese. 16-vjeçari Mustafi, nje titulluar fiks ne perfaqesuesen gjermane te moshave ka bere nje paraqitje mjaft te mire perpara afro 24 mije tifozeve, madje ne fund ai ka marre edhe pergezimet e trajnerit te Kombetares “A”, Joakim Lev.

Lojtari, i cili ne fund te ketij sezoni do te largohet nga Hamburgu per te luajtur tek Evertoni ne Angli, ka lene shenje ne kete Evropian. Ai realizoi golin e trete ne fitoren 3-1 qe Gjermania arriti ne takimin e pare te aktivitetit kunder bashkemoshatareve te tyre turq.

Top Channel