Gripi A, OKB e OBSH diskutojne per vaksinen

19/05/2009 10:05

Prodhimi i vaksines kunder gripit te derrave do te jete ne qender te takimit te sekretarit te pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon dhe shefes se OBSH-se Margaret Chan ne Gjeneve me drejtuesit e kompanive me te medha farmaceutike te botes.

Ndersa virusi H1N1 po perhapet me shpejtesi ne shume vende te botes, prodhimi i nje vaksine behet edhe me urgjent. Ne bote ekziston shqetesimi per shperndarjen e vaksines, ndersa shtetet e pasura kane porositur sasi te medha. Nderkaq, Japonia ka njoftuar per dhjetera raste te reja te gripit te perhapura me shpejtesi, qe kane arritur ne 173.

Media vendase njoftoi se vala e infeksionit ka bere qe Japonia te jete vendi i katert me i prekur pas Meksikes, SHBA-se dhe Kanadase. Ban do te kerkoje angazhim per rritjen e kapacitetit per prodhiminm e vaksinave me nje cmim te drejte. Duke qene se vende si SHBA dhe Britania kane porositur sasi te medha perpara prodhimit, ka shqetesime per furnizimin e vendeve te tjera.  

Top Channel