
Raymond Domenech, nje nga trajneret me karizmatike dhe te perfolur rrefen nje prej pasioneve te fshehta.
Ashtu si shume shoke te tij, ai luan poker shume shpesh, madje enderron qe kete vere te marre pjese edhe ne kampionatin boteror te Las Vegasit dhe pse jo te perballet me me te mirin e globit. “Ne poker duhet te pyesesh veten kur je i gatshem te humbasesh dhe duhet te dish ta evitosh kete gje. Ne korrik do shkoj ne Las Vegas per boterorin dhe ndoshta luaj edhe me kampionin e botes”, shprehet tekniku i kombetares se Frances.
Ne vijim te rrefimit te tij, ai shton se kur luan me miqte i mjafton te mos humbase, ndersa futbollin e shikon si nje loje ku deshiron qe te fitoje gjithmone. “Para Boterorit 2006 luaja vetem me miqte pasi nuk dua te humbas para. Gjithesesi ndonjehere preferoj me mire te humbas se sa te marr pjese ne biseda tavolinash ku jam i detyruar te socializohem”, vijon Domenech ne nje interviste per Gazzetta dello Sport.
Ai nuk harron te kujtoje edhe fillimet e ketij pasioni, duke pohuar se nisi gjithcka rastesisht por tashme kjo loje e ka mesuar si te analizoje edhe kundershtaret ne fushen e futbollit. “Pothuajse arrij te kuptoj gjithmone nese dikush luan bllofin dhe di te shkoj deri ne fund pa bere kamikazin”, perfundon trajneri i nenkampioneve te botes.
Top Channel