Bill Clinton, i derguari i OKB-se ne Haiti

19/05/2009 09:10

Bill Clinton do te jete i derguari i ri i OKB-se ne Haiti, ka njoftuar zedhenesi i ish-presidentit. Clinton i cituar nga gazeta “Miami Herald”, tha se ishte i nderuar ta pranonte nje post te tille.

Ai do te punoje per te ndihmuar ne rindertimin e Haitit, te shkaterruar nga stuhite tropikale te vitit te kaluar, qe shkaktuan rreth 800 te vdekur dhe 1 miliard dollare deme. Clinton ka ndihmuar se fundi ne mbledhjen e fondeve per Haitin.

Ne muajin mars ai vizitoi vendin se bashku me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon. Haiti aktualisht nuk ka nje te derguar special te OKB-se, por ende nuk eshte e sigurte se cilat do te jene detyrat e Clinton.  

Top Channel