Alonso: Kushdo e enderron makinen Ferrari

19/05/2009 16:20

Fernando Alonso jep mesazhe te qarta duke pohuar pothuajse zyrtarisht se ai eshte i interesuar vetem per skuderine Ferrari.

Ish dy here kampioni i botes shpreh dashurine qe ka per makinen e kuqe. “Cdo pilot qe ne femijeri koleksionon modele nga Ferrari pasi kjo makine ka nje domethenie te vecante ne sportin tone. Nese je aty do kujtohesh pergjithmone”, thekson spanjolli.

Ne vijim, ai shton se kerkon qe te fitoje dhe te ngase perhere makina te shpejta. “Ferrari ka treguar se eshte me e mira pasi ka fituar 8 nga 10 boteroret e fundit. Eshte nje skuderi qe te jep garanci te medha”, shton Alonso.

Ne fund te intervistes ai flet edhe per garen e radhes ne Monako, duke pohuar se ne kete piste fati vendoset qe ne provat zyrtare te dites se shtune.

Top Channel