Aksident i cuditshem ne kampionatin “Grand Turismo”

19/05/2009 12:00

Me gjithe perpjekjet e Federates Boterore te Automobilizmit per nivele maksimale sigurie, ne gara te tilla shpejtesie vazhdojne te ndodhin aksidente nga me te cuditshmet.

Ne kampionatin Grand Turismo dhe pikerisht ne nje gare te Frances ka ndodhur nje aksident i rralle, nje aksident ne prapavije i makinave detyron komisaret e gares te fuse ne piste makinen e sigurise qe ne kete gare ka vetem emrin te tille pasi eshte pikerisht ajo qe shkakton aksidentin me te rende ne momentin e daljes.

Piloti i saj duket te jete nje shofer normal dhe ndoshta ne moshe te madhe pasi futet ne piste si te dilte nga parkingu i shtepise duke i prere rrugen nje makine BMW qe ishte ende ne ritmin e gares.

Gara u nderpre menjehere pas ketij aksidenti te cuditshem, qe edhe ne rruge po te ndodhte sigurisht shoferit do t’i hiqej patenta.

Top Channel