Shkumbini, Ismaili: Shthurja e skuadres me largoi

18/05/2009 15:45

Xhavit Ismaili, pasi ka zyrtarizuar doreheqjen e parevokueshme nga presidenca e klubit te Shkumbinit, per arsye personale dhe aspak sportive, i eshte pergjigjur akuzave ne lidhje me trukimet e ndeshjeve nga ana e peqinasve.

“Shkumbini nuk kishte me moral ne ndeshjet e fundit. Trajneri jone nuk kuptoj pse dha doreheqjen pak ore para ndeshjes dhe ne ate moment ndodhi shthurja me e madhe”, u shpreh Ismaili. Pasi ka mohuar ndikimin e politikes ne sport, Ismaili ka pohuar se politikanet i kane aftesite te rikthejne sportdashesit ne stadiume.

“I bej thirrje publikut te rikthehet ne shkallet e stadiumit dhe jo te mbushe sheshet e mitingjeve”, vijon ai. Edhe pse ka edhe 1 jave deri ne perfundim te sezonit futbollistik, Ismaili ka theksuar se do te shlyeje te gjitha detyrimeve qe ka ndaj klubit dhe lojtareve te Shkumbinit.

Nje dite me pare, ishte presidenti i Elbasanit, Qazim Sejdini qe akuzoi qarqe politike qe ndikuan ne renien ne renien e Elbasanit nje kategori me poshte.

Top Channel