Massa: Ne monako me makine shume te mire

18/05/2009 21:20

Felipe Massa ndjek linjen e deklaratave te Lewis Hamilton kunder politikes ne Formula 1.

Pak dite pasi piloti britanik u shpreh se ne Formula 1 ka shume politike dhe pak sport e argetim, braziliani i Ferrarit pohon se deri tani politika ka dominuar sportin. “Nuk arrij ta shikoj nje boteror pa Ferrarin”, thekson braziliani gjate promovimit te nje dyqani Ferrari ne Firence.

Ne vijim, ai ka shtuar se ne garen e Monakos skuderia shkon me nje besim te madh. “Vijme nga nje fillim i papritur dhe jemi rritur shume, sidomos ne Barcelone. Mendoj se mund te permiresohemi dhe shume shpejt mund edhe te fitojme ne disa pista. Qe ne Monako do kete te reja persa i perket paketes aereodinamike dhe evoluimin e makines qe do vazhdoje deri ne fundin e sezonit”, nenvizon Massa.

Ne lidhje me konfliktin e hapur mes Ferrarit dhe FIA-s ai shton se keto gjera nuk e kane penguar skuderine. “Ne kete sezon na kane surprizuar Brawn dhe Red Bull, por shpresoj qe nga gara e kesaj fundjave dicka te flase edhe per ne pasi vijme me nje makine shume me te mire se ajo ne Barcelone”, perfundon nenkampioni i botes.

Top Channel