Manchester City, Hughes edhe sezonin e ardhshem

18/05/2009 16:40

Kryesia drejtuese e Manchester City-t ka konfirmuar edhe per sezonin e ardhshem trajnerin anglez Mark Hughes.

“Kemi shume besim tek Mark dhe e ritheksoj se ai do jete trajneri i skuadres edhe per vitin e ardhshem”, shprehet ne nje komunikate zyrtare presidenti Khaldoon Al Mubarak. Ne vijim, sheiku arab ka mbrojtur punen e bere nga Hughes kete sezon, duke theksuar se skuadra dhe tekniku kane pasur nje presion te madh nga mediat.

Al Mubarak shtoi gjithashtu se skuadra ka pesuar rritje te ndjeshme qe nga muaji janar. “Tani duhet te mendojme per sezonin e ardhshem. Ky klub ka nderruar 10 trajnere ne 15 vjet dhe eshte e veshtire te pergatisesh nje grup te mire nese vazhdojme me kete metode”, perfundon sheiku. 

Top Channel