Kundershtaret e abortit, vershellima per Obamen

18/05/2009 09:20

Ashtu sic parashikohej, pritja per Barak Obamen ne Universitetin me te madh katolik te Shteteve te Bashkuara, nuk ishte nga me te mirat.

Qindra aktiviste per jeten ishin mbledhur ne kampusin prestigjoz universitar te Notre Damit, ne Indiana. Keta kundershtare te abortit e vershellyen presidentin dhe ia nderprene disa here fjalimin perpara studenteve qe diplomoheshin.

Megjithate, duartrokitjet entusiaste dhe me ovacione te gjata nga te 12 mije vetet e pranishem ne ceremoni, e balancuan disi situaten.

Obama, i cili e perkrah te drejten e abortit, e mbajti fjalimin e pershendetjes ne Universitetin e Notre Damit, nje institucion i administruar nga Kisha Katolike qe eshte kunder abortit.

Presidenti e pranoi ne fjalimin e tij se dy pikepamjet per abortin jane te papajtueshme por tha se mes tyre ekzistojne pika te perbashketa.Ai u beri thirrje njerezve ne te dy anet e debatit te punojne se bashku per te ulur numrin e grave qe kerkojne abort, per te pakesuar shtatzanite e padeshiruara dhe per t’i bere me te lehta biresimet.

Top Channel