
Gripi i derrave ka shenuar te tjere te prekur ne Japoni. Vendi aziatik ka raportuar me shume se 90 raste te semundjes, ndonese asnje prej pacienteve nuk ndodhet ne gjendje kritike.
Numri po rritet dhe per here te pare Japonia regjistroi prekjen nga virusi H1N1 te nje 17-vjecari ne Kobe, qe nuk ishte kthyer nga ndonje udhetim jashte vendit. Thuajse te gjithe te infektuarit jane nxenes ne qytetet Hyogo dhe Osaka, ne perendim te vendit. Vetem ne 4 raste te semuret jane persona te kthyer nga Kanadaja.
Te prekurit po mbahen ne karantine dhe te gjthe pasagjeret po skanohen ne aeroporte. Qeveria mbylli shkollat dhe anuloi aktivitetet publike ne qytetet, ku jane raportuar raste me gripin e derrave.
Qytetaret kane nisur mbajtjen e maskave ne ambientet publike, per te parandaluar perhapjen e semundjes.
Top Channel