Giggs injoron Ronaldon ne skuadren legjendare

18/05/2009 18:15

Ryan Giggs i ka dhene nje sinjal te qarte shokut te skuadres Cristiano Ronaldo, duke dashur t’i tregoje se ai ka ende per te dhene qe te kthehet ne nje ikone te Manchester United.

Uellsiani ka publikuar nje liste me 11 lojtaret me te mire te skuadres gjate 19 viteve te karrieres se tij me kete skuader, duke lene jashte portugezin. Ferdinand, Stam, Scholes, Keane, Rooney dhe Cantona jane disa nga ikonat qe sipas Giggs kane bere historine e klubit.

Persa i perket portes, ai nuk ka ditur te zgjedhe mes danezit Schmeichel e holandezit Van der Sar, ndersa per mesfushen i ka pasur idete e qarta. David Beckham ka lene me shume shenje tek “Red Devils” se Cristiano Ronaldo.

Ne skuadren e endrrave, Giggs ka perfshire edhe Neville e Irwin. Ndoshta kjo nuk do t’i pelqeje portugezit, i cili eshte nje nga ata lojtare qe gjate karrieres se tyre luftojne gjithmone per para por edhe lavdi.

Top Channel