Live Afrikë e Jugut-Kanada/ Nis ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt, skuadrat kërkojnë kualifikimin në raundin tjetër
Tre here Kampioni Olimpik ne Pekin 2008, xhamajkani Usain Bolt shnderrohet ne atletin me te shpejte te te gjitha koherave edhe ne 150 metra.
Kete radhe 22-vjecari ka vendosur rekord ne kete disipline ne garen e rruges te zhvilluar ne Manchester. Kjo gare u zhvillua me kohe vonese per shkak se organizatoret e kesaj gare u desh te stabilizonin asfaltin te mbuluar nga uji per shkak te reshjeve te dendura te shiut.
Menjehere pas stabilizimit te situates, Bolt garoi ne 150 m dhe vendosi kohen prej 14.35 sekonda duke theyer kohen rekord te vendosur nga italiani Pietro Menea me 14.8 sekonda ne vitin 1983. Bolt e vendosi kete rekord te ri, pas nje incidenti te jetuar nje muaj me pare me makinen e tij.
Megjithate ky incident rezultoi pa pasoja per rekordmenin boteror i cili ne fund arriti te fitoje edhe kete gare te vecante ne Manchester.
Top Channel