Bogdani, zëvendësim mes tensionit

18/05/2009 08:55

Erjon Bogdani nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin në sfidën ku Kievo barazoi 2-2 në fushën e Xhenoas.

Sulmuesi shqiptar është thirrur në stol nga trajneri Di Karlo në minutën e 73-të, duke i lënë vendin Lanxhelës. 32-vjeçari është dukur mjaft i mërzitur për këtë vendim të drejtuesit të stolit të veronezëve, edhe sepse në ato momente skuadra po humbiste me rezultatin 2-1 dhe ai dëshironte të jepte kontributin në fushën e lojës.

Në momentin kur ka kaluar përpara stolit, Bogdani fillimisht ka refuzuar të veshë xhaketën, ndërsa ka evituar takimin me trajnerin. Veprime që mund të sjellin probleme për kuqeziun, që vetëm në gjysmën e dytë të sezonit ka rifituar besimin dhe vendin si titullar.

Ndërkohë, në Itali ka shënuar Florian Myrtaj. 33-vjeçari, i cili ka luajtur 26 ndeshje me Kombëtaren, ka realizuar golin e dytë për Sorrenton në Serinë C1/B, në humbjen 3-2 përballë Tarantos.

Top Channel