Duka: Emerimi i trajnerit, brenda javes

16/05/2009 09:15

Brenda javes se ardhshme, Shqiperia do te kete emrin e trajnerit qe do ta drejtoje ate ne tre sfidat eliminatore te Boterorit 2010, por me opsion edhe ne eliminatoret e ardhshme te Evropianit 2012.

Ky eshte premtimi qe u ka bere shqiptareve presidenti i FSHF-se, Armand Duka. Ne gare per te marre pankinen e Kombetares jane vetem tre kandidate, te cilet kane kaluar ne raundin e dyte te bisedimeve.

Behet fjale per dy kroatet, Josip Kuzhe e Ilia Lonçareviç, dhe austriakun Peter Pakult. Konfirmimin e ka bere vete Duka gjate konferences se djeshme per shtyp, ku prezantoi pikerisht njerin prej te interesuarve, Josip Kuzhe, me te cilin sapo kishte mbyllur edhe negociatat e dyta.

Numri nje i organit me te larte ne futbollin shqiptar ka dale para gazetareve per te sqaruar kerkesat e detajuara te FSHF-se per tre kandidatet te cilet e kane kaluar proven e pare. “Jam ketu per t’i bere me te qarta te gjitha kushtet tona, te cilat jane perfolur edhe me pare, eshte shprehur Duka ne fillim te fjales se tij.

I rendesishem eshte qendrimi i trajnerit ne Shqiperi. Po negociojme per nje kontrate 1 plus 1 e gjysme, pra kontrate per nje vit, me opsion rinovimin deri ne fund te eliminatoreve e Evropianit 2012. Kemi percaktuar kushtet financiare”. Dy kandidatet kroate (Lonçareviç te marten e fundit dhe Kuzhe dje) e kane mbyllur edhe raundin e dyte te bisedimeve dhe jane ne pritje te nje pergjigjeje nga FSHF-ja. Ndersa Pakult pritet te mberrije keto dite ne Tirane per te negociuar per te dyten here.

Fakti qe Kuzhe eshte i vetmi i prezantuar zyrtarisht nga “qeveria” e futbollit shqiptar, nuk e ben ate me te favorizuar. Kete ka theksuar presidenti i FSHF-se, i cili gjithashtu ka shtuar: “Nuk ndodhemi ketu per te thene se kush eshte me i favorizuari. Thjesht po prezantojme nje prej tre kandidateve. Te njejten gje kemi bere edhe me Lonçareviç para dy diteve. Me pas ne do te zgjedhim njerin”.

Menjehere pas largimit te Ari Hanit, Duka do te njoftonte se brenda 10 diteve do te zyrtarizonte edhe emrin e trajnerit te ri. Ky afat eshte thyer disa here deri tani, por dje presidenti ka percaktuar nje afat te ri: “Brenda javes se ardhshme do te vendoset se kush trajner do te marre drejtimin e Kombetares”, ka perfunduar ai.

Top Channel