Bariç, “sponsori” i 56-vjeçarit Kuzhe

16/05/2009 09:05

Edhe pse vetëm 56-vjeçar, Josip Kuzhe ka afro tri dekada që punon si trajner.

Kulmi i karrierës së tij është padyshim Dinamo e Zagrebit (1989–‘90 dhe 2005-‘06), duke fituar edhe një kampionat në Kroaci.

“Sponsori” kryesor i ish-drejtuesit të Mainzit në Gjermani dhe përfaqësueses së Ruandës është Oto Bariç. Ish-tekniku kuqezi ua ka këshilluar Kuzhenë drejtuesve të FSHFsë, madje i ka folur gjatë për Shqipërinë.

“Sa ka ndikuar Bariç? Gjatë kohës që Oto ka qenë trajner në Shqipëri, i kemi ndjekur vazhdimisht rezultatet e Kombëtares tuaj dhe jemi kënaqur për të, tha Kuzhe. Ai ka folur gjithmonë me superlativa për përfaqësuesen shqiptare dhe pasi ai shprehu dëshirën që unë të merrja drejtimin e skuadrës, më shpjegoi shumë gjëra të tjera. Më e rëndësishmja ishte se Shqipëria ka lojtarë të shkëlqyer dhe se një trajner cilësor mund të ndërtojë një skuadër shumë të mirë. Bariç më shpjegoi se këto arritje mund të jenë të mundshme në futbollin shqiptar”.

Top Channel