Tare: Kupa e Italise, trofe i rendesishem

15/05/2009 10:05

Igli Tare nuk arrin ta fshehe euforine te Lacio, pas triumfit ne finalen e Kupes se Italise perballe Sampdorias. Duke folur per trofeun e dyte me te rendesishem pertej Adriatikut, drejtori sportiv i bardhekalterve deklaroi se kjo ishte nje arritje e rendesishme e bardhekalterve.

“Eshte nje trofe shume i rendesishem per ecurine e ketij klubi. Deshironim ta fitonim me çdo kusht, edhe per shkak te historise se ketyre viteve te fundit. Triumfi na dhuroi shume gezim”, tha Tare.

Ai vleresoi pjesemarrjen ne Europa League, nderkohe qe konfirmoi se Lacio nuk do te toleroje ne kampionat. “Edhe pse e arritem objektivin tone kryesor, do ta respektojme kampionatin. Jane te shumta skuadrat qe luftojne per te permiresuar pozitat ne klasifikimin e ketij sezoni. Udhetojme drejt Palermos me objektivin qe te fitojme tri piket. Nuk eshte e lehte, por do te tentojme”, perfundoi ish-sulmuesi shqiptar.

Top Channel