Shtypi anglez: Ancelotti prane Chelsea

15/05/2009 17:50

Shtypi anglez vazhdon te flase per transferimin e teknikut Carlo Ancelotti tek skuadra e Chelsea.

Sipas tabloidit “Sun”, trajneri do ta beje te ditur largimin pas ndeshjes kunder Udinezes vetem ne rast se siguron matematikisht kualifikimin ne Champions League. Gjithmone sipas “Sun”, Ancelotti ka filluar ta mendoje seriozisht largimin pas akuzave te drejteperdrejta te presidentit Berlusconi.

Nderkohe, trajneri italian ka reaguar menjehere, duke thene se gjithcka qe shkruhet eshte fantazi. “Nuk pres asnje telefonate nga Berlusconi sepse nuk eshte e nevojshme. Ajo qe i tha Galliani-t dhe pergenjeshtrimi i dites se hene jane mese te mjaftueshme”, shprehet ai ne nje interviste per gazeten ”La Repubblica”, duke theksuar se nuk ka degjuar qe te jete ne listen e objektivave te Chelsea.

Top Channel