Meksike, vriten 4 te rinj amerikane ne Tihuana

15/05/2009 21:15

Kater te rinj amerikane jane lidhur, rrahur, goditur me thike dhe me pas mbytur ne Tihuana te Meksikes. Trupat e pajete jane gjetur ne nje furgon.

Te rinjte, dy djem dhe dy vajza te moshave nga 19 ne 23 vjec ishin nisur te enjten nga San Diego per te kaluar naten ne nje klub te Tihuanas.

Qe prej asaj dite gjurmet e tyre ishin zhdukur. Prinderit, duke qene se nuk arrinin t’i gjenin dhane alarmin.

Policia meksikane ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe gjetjen e autoreve te saj.

Nga analizat e kryera mbi trupat e te rinjve ka rezultuar se nje prej tyre kishte gjurme kokaine ne gjak.

Top Channel