Kueiroz i trembet Shqiperise

15/05/2009 09:45

Shqiperia eshte udhekryqi i Portugalise drejt fazes finale te Boterorit 2010. Drejtuesi i stolit luzitan, Karlos Kueiroz, i trembet sfides me kuqezinjte dhe ka kerkuar te kete ne dispozicion 47 lojtare per duelin e 6 qershorit ne “Qemal Stafa”.

Padyshim qe ish-krahu i djathte i Aleks Ferguson te Mançester Junajtid nuk e ka harruar barazimin 0-0 ne Brage, i cili ka kompromentuar shanset e Kristiano Ronaldo & Co.

Per te luajtur ne evenimentin ne Afriken e Jugut. Edhe pse Shqiperia nuk ka me asnje objektiv ne Grupin 1 eliminator, Kueiroz eshte treguar shume i kujdesshem, duke perfshire ne listen e madhe futbollistet me ne forme. Ajo qe bie ne sy eshte rikthimi i “gardianit” te Benfikes, Kuim.

Nuk kane munguar “perjashtimet” e lojtareve te njohur: perveç Rui Patricio, Orlando Sa, Pedro Mendes e Manuel Fernandes, jashte ekipit mbeten edhe Nuno Gomes e Manike. Vendimi per kete te fundit mund te lidhet me faktin se javen e kaluar, mesfushorit i perfundoi kontrata me Atletikon e Madridit dhe Kueiroz nuk deshiron te rrezikoje duke e grumbulluar.

Gjithsesi, eshte per t’u theksuar se ne listen e publikuar dje nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka emra qe kane pak shanse te perfshihen ne grupin perfundimtar.

Per te bere zgjedhje sa me te mira, Kueiroz do te vazhdoje me sistemin e “zboreve”. 23 prej 47 futbollisteve qe bejne pjese ne listen e madhe do te jene te pranishem ne stervitjen treditore (27 deri me 29 maj).

Perveç futbollisteve qe jane paraqitur mire ne kampionatin portugez, spikatin Luis Boa Morte i Uest Hemit, Loan Pele i Portsmuthit, Helder Postiga i Sportingut te Lisbones dhe Pepe i Realit te Madridit. Per mbrojtesin “merengues” ky eshte testi i se vertetes, pasi ai nuk luan prej shume javesh ne La Liga per shkak pezullimi.

Top Channel