Hamilton: Shume politike ne Formula 1

15/05/2009 21:05

Lewis Hamilton ka konfirmuar publikisht se po kalon nje krize profesionale pas fillimit te veshtire te ketij sezoni ne Formula 1.

Kampioni i botes duket i lodhur nga ceshtjet politike qe po pengojne sportin te shprehet ne piste. “Ndihem si nje i burgosur i pafajshem. Dua te jem pilot, jo politikan. Nuk defrehem me kur garoj ne Formula 1”, deklaron piloti britanik.

Ne vijim ai flet me tone kritike per nderhyrjet e shpeshta nga jashte. “Me vjen keq qe kam konfirmuar se ketu ka shume politike. Kur erdha ne kete sport ngela i shokuar nga kjo gje. Per fat te keq Formula 1 funksionon keshtu. Defrehesh me shume ne kategorite inferiore ku pilotet dhe skuderite mendojne vetem per te garuar”, nenvizon piloti i McLaren-Mercedes.

Ai nuk harron te flase as per gjendjen aktuale dhe 9 piket e fituara ne 5 garat e para. “Brawn ka nje makine ne gjendje te fitoje boterorin. Do jete shume e veshtire por une synoj perhere fitoren. Vazhdojme te shpresojme ne permiresimin e makines tone”, perfundon britaniku.

Top Channel