Sekretari i FSHF-se, Prodani pason Bicin

14/05/2009 21:05

Eduard Prodani eshte sekretari i ri i Federates Shqiptare te Futbollit.

Nje dite pas emerimit te tij nga Komiteti Ekzekutiv eshte bere edhe prezantimi i pare i tij me median, ne nje konference per shtyp bashke me paraardhesin Arben Bici, i larguar nga ky post pas 7 vjetesh per arsye personale. Sekretari i ri edhe pse vjen nga jashte sportit, ka nje CV shume te kualifikuar ne fushen e menaxhimit qe eshte dhe roli kryesor i ketij posti.

Prodani, i kualifikuar dhe i shkolluar jashte per kete fushe, ka punuar si sekretar i Ministrise se Transporteve dhe Puneve Publike, ne drejtorine e rrugeve dhe ka qene gjithashtu pjesmarres ne disa projekte te Bankes Boterore ne rolin e koordinatorit.

“Dua te njoh ne hollesi menyren se si eshte organizuar puna ne federate dhe dobesite e nevojat qe ka per zhvillim. Me fillimin e sezonit tjeter do jap kontributin tim per permiresimin e futbollit ne Shqiperi”, shprehet Prodani.

Top Channel